Shokuese, pasi festojnë fitoren në derbi, vdes trajneri madh 

Hendboll

Shokuese, pasi festojnë fitoren në derbi, vdes trajneri madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Shokuese, pasi festojnë fitoren në derbi, vdes trajneri madh 

Ish hendbollisti dhe trajneri i njohur kroat, Zlatko Saraçeviç, ka ndërruar jetë pas ndeshjes derbi.  Vdekja e tij ka shokuar jo vetëm hendbollin kroat por gjithë botën. 

Podravka e mposhti Lokomotivën me rezultat 32:29, në kuadër të javës së 15-të në Kroaci.  
“Një tragjedi e tmerrshme goditi hendbollin kroat. Hendbollisti legjendar kroat Zlatko Saraçeviç (59 vjeq) vdiq në spitalin e Koprivnicës pasi u sëmurë pas fitores së Podravkës ndaj Lokomotivës!

Ndërsa lojtaret e tij festuan fitoren ndaj konkurrenteve të mëdhenj, Saraçeviç u ndje i plogësht", shkruan "24 sata". Saraçeviç ishte super gjatë ndeshjes por pas saj papritur ka ndërruar jetë.   

“Hendbolli evropian është i shokuar me lajmin e ndarjes nga jeta të trajnerit kroat Zlatko Saraçeviç i cili ndërroj jetë pas përfundimin të ndeshjes derbi të hendbollit kroat ne mes të RK Podravka Vigeta dhe Lokomotives së Zagrebit e cila përfundoj më rezultat 32:29, ish hendbollisti legjendar kroat i viteve 80-90 ndërroj jetë në moshën 59 vjeç pas përfundimit të ndeshjes që skuadra e tij RK Podravka Vigeta e zhvilloj kundër Lokomotiva Zagrebit.

KHF Istogu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta komunitetit të hendbollit evropian, federatës së hendbollit të Kroacisë, skuadres së Podravka Vigetes dhe familjes”, shkruan në faqen e KHF Istogu, lidere e Kampionatit të Kosovës..
Lokomotiva kryeson me 24 pikë sa kanë edhe Podravka dhe Umag. që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat