Të dielën në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë trajneri kroat, Zlatko Saraçeviç (59 vjeç), që e shijoi fitoren e fundit me Podravkën.
Pas përfundimit të ndeshjes derbi në Kampionatin e Kroacisë (femrat) në hendboll, mes Podravkës dhe Lokomotivës, që u fitua nga vendasit me 32:29, Saraçeviç ka pasur një plogështi dhe më vonë shtrohet në spital. Ai vdiq pas një sulmit në zemër, ku u bë e ditur edhe nga mjekët kroat.
“Varrimi bëhet të enjten”, shkruan “24 sata”.
"Ne kërkojmë nga të gjithë ata që do të vijnë në varrim t’ju përmbahen masave epidemiologjike me mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse dhe respektimin e distancës fizike", thuhet nga ministria e shëndetësisë kroate.