Portieri i ekipit kombëtar portugez të hendbollit dhe ekipit të Portos, Alfredo Quintana, vdes në moshën 32 - vjeçare.
Quintani u sëmurë gjatë stërvitjes të së hënës dhe mjekët u përpoqën ta kthejnë atë në jetë por ka qenë e pamundur.
Quintana u transferua në spital, ku u vërtetua se ai kishte sulm në zemër.
Menjëherë pasi u shtrua në spital, sportistit iu vendos aparatura por as kjo nuk e ndihmon. Pas dy ditëve në komë, portieri i kombëtares së Portugalisë vdiq.
Me Porton, ai fitoi gjashtë tituj kampion të vendit të tij.