Legjenda e hendbollit kroat dhe trajneri i Podravka Vegeta (femrat), Zlatko Saraçeviç (59 vjeç), që vdiq të dielën pas një sulmit në zemër, sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Mirogoj të Zagrebit.
Familjarë, hendbollistet, miq e shok, i dhanë lamtumirën e fundit.
“Komuniteti kroat dhe botëror i hendbollit i dha lamtumirën e fundit Saraçeviçit të madh, pasi ai vdiq papritmas për shkak të një sulmit në zemër.
Zlatko Saraçeviç udhëhoqi ekipin e tij Podravka drejt fitores në derbin më të madh kundër Lokomotivës (32:29), pastaj, pas ndeshjes, ai tha se ishte krenar për këto vasha, papritmas u largua përgjithmonë nga kjo botë”, shkruan mes të tjera “24 Sata”.
“Gjithmonë do ta kujtoj si një njeri që dinte të bënte shaka, që ngriti atmosferën. Ai kurrë nuk i tregoi emocionet e tij”, ka thënë mes të tjera Lino Çervar, trajner i njohur kroat.