Anëtarët e Klubit të Hendbolli "Arilja" janë kthyer prapa nga kalimi në Jarinje me Kosovën ku duhej të luanin ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së parë perëndim grupi B, kundër skuadrës Trepça, shkruan “B92”..
Si thuhet në kumtesën e klubit që transmeton “B92” arsyetimi që është dhënë nga policia thotë se ekipeve serbe nuk iu lejohet hyrja pasi paraprakisht duhet të dërgojnë kërkesën në Ministrinë e sportit në Prishtinë për miratim..
"presim vendimin e Lidhjes së Hendbollit të Serbisë Qendrore për zhvillimin e kësaj ndeshje në terren neutral apo do regjistrohet me rezultat zyrtar” thuhet në kumtesën e klubit “Arilja”.
Lidhur me këtë veprim, me kumtesë është prononcua zyra e ashtuquajtur për Kosovë, ku vlerësojnë se kjo është “shkelje brutale e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes” dhe me asnjë dokument nuk parashihet obligimi i sportistëve për të kërkuar miratim për hyrje në ndeshjet sportive.
"Është absurde edhe jo e saktë arsyetimi që është lëshuar për hendbollistët e klubit në fjalë për kalimin e vijës administrative, se asnjë sportist nuk mund të hyjë në Kosovë nëse paraprakisht nuk kërkon leje nga ministria e sportit në Prishtinë”, thuhet në kumtesë njofton “B92”.