Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme.
Kombëtarja jonë në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2022, i luan dy ndeshje me Rumaninë. Ndeshja e parë me rumunët është më 10 mars në Prishtinë nga ora 19:30. Ndërsa e dyta luhet më 14 mars nga ora 17:00 në Bukuresht.
Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira me Rumaninë, por synimet janë për mobilizim të plotë dhe për të dhënë maksimumin në tentim për fitore ndaj rumunëve.
Bujar Qerimi, që në postin e selektorit u zgjodh më 17 shkurt, do të llogarit në lojtarët që edhe deri më tani ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në listën e parë të tij nuk ka ndonjë emër të ri, ndërsa kthehen disa lojtarë që munguan në ndeshjet e para të këtyre kualifikimeve.
Grumbullimi i lojtarëve bëhet të premten (5 mars) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel Internacional në Prishtinë.
Në listën e Qerimit janë emrat e 18 lojtarëve.
Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.
5 Kastriot Jupa KH Besa Famgas
11 Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI)
14Drenit TahirukajHSC Kreuzlingen (SUI)
15Deniz TerziqiKH Prishtina
16Armir AgushiKH Prishtina
19 Oltion Beshiri KH Prishtina
24 Luigj QuniGC Amicitia Zürich (SUI)
25 Festim Mustafa KH Kastrioti
26 Drilon Tahirukaj KH Besa Famgas
27 Lulëzim Shabani KH Prishtina
28 Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI)
31 Bujar Ramosa jKH Besa Famgas
33 Jon Muqolli KH Besa Famgas
34 Leonard Gegaj Kärra HF (SWE)
35 Rron Ramadani KH Prishtina
68 Egzon Gjuka KH Besa Famgas
91 Liridon Zena RK Zamet (CRO)
95 Armend Alaj ThSV Eisenach