Dje është shpallur lista e hendbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjen me Rumaninë, por çuditërisht mbetet jashtë listës Mursel Mehmeti, portieri më i mirë në vendin tonë.
Mehmeti, si në vitin 2019 dhe si në vitin 2020, është shpallur portieri më i mirë në Kosovë nga votat e trajnerëve dhe të Federatës së Hendbollit të Kosovës, si është e mundur një portieri i kalibrit si Mehmeti të mos ketë vend në listën e Kombëtares?
Një portieri që bën dallimin dhe mos të ftohet, kjo është për çdo kritik dhe e papranueshme! Atëherë përse Mehmeti është portieri më i mirë në dy vitet e fundit dhe është anëtar i klubit bindshëm më të mirë në Kosovë, Besa Famgas.
Mursel Mehmeti është i habitur edhe vet me këtë listë!
“Unë Mursel Memeti i shpallur portieri më mirë i vitit 2019 dhe 2020 nga Federata e Hendbollit të Kosovës, kam një pyetje për FHK-në dhe selektorin e ri, të cilit i dëshiroj sukses për mos ftesë në përfaqësuesen e Kosovës.
Çka duhet të bëj unë më shumë që të ftohem në përfaqësuese dhe si të motivohem për këtë vit që të shpallem përsëri më i miri. Unë do të jem edhe më i fort se këto dy vitet që lash pas”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.