Ish hendbollisti i mirënjohur, Edmond Vokshi, aktualisht trajner për grupmoshat e reja të KH Besa Famgas, është i habitur se si Mursel Mehmeti nuk u ftua në Kombëtaren e Kosovës.
Mehmeti është anëtar i KH Besa Famgas, kampion në fuqi dhe dy herë rresht portieri më i mirë në Kosovë, për vitin 2019 dhe 2020.
“Nuk është e drejtë që nuk është ftuar portieri i klubit tonë Besa Famgas, Murseli, po baza e reprezentacionit është prej klubit tonë.
Ndoshta dikujt i pengojnë sukseset e klubit tonë, andaj edhe bëhen padrejtësi ndaj lojtarëve të klubit.
Të ftohet portieri qe ndaj ekipit tone ka minutazh me pak se portieri i dytë kjo është abnormale, të ftohet portieri që 6 muajt e fundit se ka as një ndeshje, është edhe më absurde.
Mendoj se kjo nuk është në të mirën e hendbollit dhe duhet që të përzgjidhen ata që e meritojnë”, komenton Vokshi.