Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, nuk u përmbajt sot në Ferizajt por ka luajtur me tërë arsenalin e saj, duke shënuar 15 gola dhe me Istogun e mposhtën Kastriotin me rezultat 36:23.
Muratoviq tregon paraqitje fenomenale dhe ishte e pakapshme për mbrojtjen e ferizajasve!
Istogu regjistron fitoren e 15-të rresht, duke kryesuar renditjen me 30 pikë, ndërsa Kastrioti është në pozitën e katërt me 21 pikë.
Për Kastriotin që ka 10 fitore e 1 barazim, ishte humbja e katërt, ndërsa Istogu nuk njeh as barazim as humbje por vetëm fitore.
Muratoviq shënoi 15 gola te Istogu, e ndihmuar nga Albina Rugova me 7, ndërsa Vahide Gashi realizoi më së shumti gola të Kastrioti, 6.
Faruk Shala është krenar për fitoren dhe falënderues për mikpritje ferizajasve. Në javën e ardhshme Istogu takohet me KEK-un dhe Kastrioti është mysafire e Ferizajt.
Kastrioti - Istogu 23:36 (10:20)
Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!
Gjyqtar: Genc Bujupi, Getoar Bujupi.
Shtatëshet: Kas. 4 (2) – Ist. 4 (4)
Përjashtime: Kas. 6 minuta, Ist. 6 minuta.
Kastrioti: Dinarica, Grainca, S. Salihu 4, Beqiri 1, A. Salihu 6, Misini, Gashi 3, Stagova 2, E. Reçica 1, S. Reçica dhe V. Gashi 6.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ujkiq, Shatri 3, Berisha 2, Hetemi 3, Halitaj 1, Millatoviq, Ferataj 1, F. Rexhaj, Muratoviq 15, Rugova 7 dhe Venetsky 4.