Në prag të grumbullimit të Kombëtares së hendbollisteve, Marigona Hajdari ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme.
Ajo të shtunën e udhëhoqi Ringkobingun drejt fitores 28:24 ndaj Bjerringbros, në Ligën B të Danimarkës. Marigona i realizoi 4 gola, kurse një lojtare tjetër ishte më efikase me 8 gola.
Por Marigona e organizoi lojën e Ringkobingut në mënyrë mjeshtërore dhe në fund u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Pjesë e Ringkobingut ishte edhe Arlinda Hajdari. Motrat Hajdari do ta luajnë edhe një ndeshje para se të udhëtojnë për në Kosovë.
Ringkobingu udhëheq në tabelë dhe po marshon drejt elitës daneze.