Kristina Ukaj bëri ndeshje të madhe në Zvicër

Hendboll

Kristina Ukaj bëri ndeshje të madhe në Zvicër

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:54
Kristina Ukaj bëri ndeshje të madhe në Zvicër

Ndeshje të madhe ka bërë portierja e re e Kombëtares së Kosovës, Kristina Ukaj. 

Ajo bëri 12 pritje në derbin e madh të Superligës A të Zvicrës në hendboll në mes të SPONO Eagles dhe Bruehl. 

Fitore shënoi skuadra e Ukajt, SPONO Eagles me 34:29 dhe doli në pozitën e parë në tabelë. 

Ukaj qëndroi thuajse tërë ndeshjen në portë dhe priti 12 prej 36 goditjeve në drejtim të portës së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat