Është prej talenteve më të mëdha në Kosovë dhe e gjatë 179 centimetra, që premton shumë. Është fjala për hendbollisten Yllka Shatri, anëtar e lideres së Kampionatit të Kosovës, Istogu, të cilën selektori Agron Shabani e ftoi në Kombëtare të Kosovës. Është pivote e fuqishme dhe luan me një teknikë të përsosur.
“Ta përfaqësosh shtetin është nder dhe privilegj, ndërsa të jesh pjesë e kombëtares së shtetit është e arritura më e madhe në karrier për një sportist.
KHF Istogu njihet që në vazhdimësi prodhon lojtare të cilat mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Kosovës, së fundmi Yllka Shatri ka fituar besimin e selektorit Agron Shabani që e ftoj në kombëtaren ‘A’ të Kosovës për ndeshjet kualifikuese kundër Austrisë dhe Italisë.
Yllka Shatri është produkt i Akademisë së Hendbollit Istogu, e gjatë 179 centimetra dhe luan në pozitën e pivotemenes.
Me skuadrën Istogase ka fituar gjithqka që mund të fitohet në hendbollin e Kosovës, titullin kampion të Kosovës U15, U17, kupën dhe titullin kampion të Kosovës për seniore dhe pjesë e skuadrës në sukseset në gara ndërkombëtare.
Më herët ishte dhe pjesë e kombëtares U19, ndërsa te kombëtarja A do të t’iu bashkangjitet bashkëlojtareve të skuadres,
Albina Rugova, Suzana Ujkiq e Aurora Shehdadi.
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen me 19/20 mars në kryeqytetin Austriak, Vjenë”, shkruan në faqen e KHF Istogu. Faruk Shala, trajner i Istogut, është krenar për Shatrin dhe e quan si pasuri kombëtare.