Jeton Havolli jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të klubit të hendbollit Prishtina (femrat).
Havolli, edhe kur ka qenë hendbollist edhe si trajner, njihet për karakter të fortë, i edukuar dhe që gjithmonë kërkon profesionalizëm dhe largimi i tij është një humbje e madhe për Prishtinën.
“Nga sot nuk jam pjesë e KHF Prishtina!
Pas një bashkëpunimi tetë mujor nga sot i ndamë rrugët me KHF Prishtinën. Meqenëse klubi ishte bojkotuar nga pjesa dërrmuese e lojtareve para se unë te emërohem trajner, ne filluam pothuajse nga e para. Me dy -tre lojtare seniore dhe tjera kadete, arritëm që klubin ta mbajmë në pjesën e sipërme të tabelës, dhe në garë për titull dhe kupë.
E falënderoj stafin-bashkëpunëtorët,
Veçanërisht i falënderoj lojtaret, për diciplinën, mundin, përkushtimin e treguar. Suksese!”, ka shkruar Havolli në profilin e tij në facebook.
Falë punës së madhe të Havollit, Prishtina është në vend të tretë me 27 pikë pas 16 jave dhe që ishte prej trajnerëve më të mirë që kishte Prishtina në vitet e fundit.