Liderja e Superligës së Kosovës, istogu, shemb me lojë e rezultat edhe Nikshiqin, duke e mposhtur në finale me rezultat 28:17, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Vashat e Istogut fitojnë turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000”.
Kryetrajnerit i Istogut, Faruk Shala, shprehet i lumtur për fitoren e thellë ndaj vashave nga Mali i Zi.
Hendbollistja Esma Muratoviq ishte më efikasja dhe lojtarja e ndeshjes, me gjithsej 9 gola, e ndihmuar nga motori i ekipit Suzana Ujkiq, që i dha gjallëri lojës së bashku me Albina Rugovën, që secila shënoi nga 6 gola, por mbi të gjitha ishte portierja Blerta Ahmetxhekaj që bëri diferencën në rezultat, pa e harruar edhe kontributin e të gjitha lojtareve tjera, si Tina Hetemi, Yllka Shatri, Natalia Millatoviq, Alberina Halitaj, Keta Venetsky, Arijeta Berisha, Pranvera Ferataj dhe Aurora Shehdadi
"Istogu i fortë edhe për skuadrat e rajonit. Për herë të dytë radhazi fiton turneun ndërkombëtar Shqiponja 2000.
Istogu ka fituar për herë të dytë radhazi turneun ndërkombëtar të cilin tradicionalisht e organizon nga viti 2000 KHF Shqiponja nga Gjakova.
Istogu në këtë turne dëshmoj së është skuadër e fortë edhe për skuadrat e shteteve të rajonit pasi të hënën mposhti WHC Cairin nga Maqedonia e Veriut me rezultat: 36:29 (19:9) dhe të martën (sot) në ndeshjen finale fitoi ndaj ZRK Nikshiq nga Mali i Zi më rezultat bindës 28:17 (16:7).
Esma Muratoviq u shpall hendbollistja më e mirë e turneut, e ku krahas lojës së mirë të Istogaseve u dallua portierja e Istogut Blerta Ahmetxhekaj sidomos në ndeshjen finale më gjithsej 15 pritje nga 28 gjuajtjet e hendbollisteve malazeze.
Kupën e fituesit të turneut kapitenes së Istogut Albina Rugova ia dorëzoj z. Skënder Aliaj kryetari i Shqiponjës”, njofton KHF Istogu.
Istogu-Nikshiqi 28:17 (16:7)
Gjyqtarë: Ilirjana Cikaqi, Muhamet Koro.
Shtatëshet: Istogu 4 (4) - Nikshiqi 4 (4).
Përjashtime: Nikshqi 2 minuta.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ujkiq 6, Milatoviq 3, Shatri, Muratoviq 9, Rugova 6, Halitaj, Venetsky 3, Hetemi 1, Ferataj dhe Berisha 1.
Nikshiqi: Bullatoviq 2, Vuksojeviq 1, Radoviq, Vojinoviq 2, Terziq 4, Kovaçeviq, Luliç 1, Ceroviq 2, Jakovleviq 1, Gjrogjeviq, Sekuliq, Radonjiq 4, Ivanoviq dhe Laketiq.