Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, vlerëson lartë barazimin me rezultat 23:23 me Rumaninë, në takimin e vlefshëm të grupit të 8-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022.
“Para 6-7 vitesh Rumania na shkelte, ndërsa tani jemi bërë Kombëtare e fortë.
Të gjithë kemi luajtur në nivel të lartë, kemi dhënë maksimumin.
Kam thënë gjithmonë se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt.
Këtë energji e marrim me vete në Rumani, shpresoj. Nëse luajmë si në pjesën e dytë mund të arrijmë rezultat të mirë", ka thënë kapiteni Dedaj.