Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Agron Shabani, sot e zhvilloi një stërvitje me Akademinë e hendbollit të Istogut.
Ai aplikoi disa elemente teknike e taktike me të rejat e kësaj akademie.
“Agron Shabani ka mbajtur stërvitje më hendbollistet e Akademisë së Hendbollit Istogu.
Selektori i kombëtares së Kosovës(Femrat) z.Agron Shabani që po ashtu është edhe mbikëqyrës dhe bashkëpunëtor në realizimin e planprogramit të Akademisë se Hendbollit Istogu sot ka vizituar hendbollistet e reja të qytetit të Istogut dhe së bashku me trajneret e kësaj akademie reprezentuesen e Kosovës Albina Rugova dhe atë malazeze Esma Muratoviq kanë realizuar një stërvitje të përbashkët.
z. Shabani është ndarë i kënaqur me rrjedhën e punës së Akademisë, masovitetin dhe interesimin e vajzave të reja dhe prinderve për të qenë pjesë e saj.
Bordi udhëheqës i KHF Istogut i është shumë mirënjohës z. Shabani për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta për ngritjen dhe avancimin e hendbollit në vendin tonë”, njofton KHF Istogu.