Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur punën për ndeshjen në Bukuresht ndaj Rumanisë.
Pas barazimit të madh me rumunët në Prishtinë tani fokusi është te ndeshja e së dielës (17:00).
Kombëtarja sot po udhëton për në kryeqendrën rumune.
Lojtarët janë të fokusuar e të përkushtuar për angazhim maksimal në përpjekje për një rezultat tjetër të madh.
Rrugë të mbarë, fat e suksese për djemtë tanë, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.