Ish hendbollist i mirënjohur rumun, Vasile Stanga, është i tronditur, se si Rumania sonte në Bukuresht humbi nga Kosova, me rezultat 30:25, në kuadër të kualifikueseve në Kampionatin Evropian 2022.
Sipas tij, edhe ish hendbollisti malazez Veselin Vujoviq, e ka thirr dhe e ka pyeti, si është e mundur.
"Ai më thirri dhe më pyeti: Si është e mundur të luani kaq keq", tregon Stanga.
Humbje që ka shkaktuar zemërim në Rumani dhe kërkojnë shkarkimin e kyetarit të federatës dhe gjithë stafin tjetër. Vasel humbjen nga Kosova e quan si fyerje e rëndë.