Ndeshje interesante në çerekfinale te hendbollistet Vushtrria e Kastrioti takohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Shorti për këtë fazë garash është tërhequr të martën. Ndërsa ndeshjet luhen më 24 e 25 mars.
Vushtrria është fituese në fuqi e Kupës dhe ka pretendime në këtë garë.
Por edhe ferizajaset kërkojnë rastin e tyre. Shqiponja - Prishtina, Vëllaznimi - Ferizaj e Istogu - Samadrexha janë çerekfinalet tjera.
Femrat
Vushtrria - Kastrioti
Shqiponja - Prishtina
Vëllaznimi - Ferizaj
Istogu - Samadrexha
Meshkujt
Prizreni - Besa Famgas
Drenica - Kastrioti
Trepca - Vushtrria
Vëllaznimi - Prishtina