Besa Famgas nga Peja është favorite e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Besa Famgas të takohet në udhëtim me Prizrenin.
Në ndeshjet tjera mund të ketë më tepër rivalitet. Drenica e pret Kastriotin, kurse Trepça e Vushtrria takohen në Mitrovicë.
Dy skuadrat tjera me traditë, Vëllaznimi e Prishtina luajnë në Gjakovë. Ndeshjet çerekfinale luhen më 24 e 25 mars.