Kryetrajneri i klubit të hendbollit Prishtina, Taib Kabashi, është thellë i pikëlluar që sot Kosova humbi një punëtor të madh sportiv.
Kabashi është i tronditur me vdekjen e Fahri Buçincës, veprimtarit më të madh të hendbollit dhe sportit.
“Jam krenar që pata rastin të bashkëpunojmë shumë vite së bashku në KH Prishtina, për mua dhe shumë sportdashës ishe njeriu ma i dashur dhe ma i sinqertë.
Prehu i qetë në dheun e Kosovës, faleminderit për të gjitha, Lamtumirë axhi Fahri Buqinca”, ka shkruar Kabashi në profilin e tij në facebook.