Kombëtarja e Kosovës sonte me gjithë angazhimin deri në fund, dolën me rezultat negativ me austriaket.
Austria ka shënuar fitore me rezultat 26:20 ndaj Kosovës, në kuadër të xhiros së parë të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
“E kemi humbur ndeshjen ndaj Austrisë, që ishte më e mirë në pjesën e dytë. Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë.
Angazhimi i vajzave ishte në nivel, por u vërejt mungesa e shumë lojtareve.
Kemi fituar shumë lojtare të reja që japin shpresë për të ardhmen”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Ndeshja me Italinë luhen në orën 18.00 në palestrën Enzersdorf të Austrisë.