Selektori i kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, është para sprovës së madhe apo siç thuhet në zhargonin sportiv, të jesh apo të mos jesh.
Kosova do të ndeshen në takimin e dytë me Italinë, në turneun e grupit 4 kualifikues të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Austri.
Kosova ka mungesa të mëdha, si Albana Arifi, Leonora Demaj dhe Mirjeta Bytyqi, megjithatë do të tentojnë mrekullinë përmes Fitore Aliut, Mirela Gjikokajt, Albina Rugovës, Elma Kamerit, Suzana Ujkiq, Meltem Ylberit, Aida Stagovës, Arlinda Hajdarit, Yllka Shatrit, Veronika Kastratit, Njomza Kelmendit, Aurora Shehdadit, Kristina Ukajt, Marigona Hajdarit dhe Mërgime Bytyqit Bytyqit.
Dje, Kosova pësoi humbje me rezultat 26:20 nga kombëtarja e Austrisë.