Të martën është pensionuar Tefik Mikushnica, një kontribuues i madh i hendbollit të Kosovës.
Mikushnica ka udhëhequr edhe me Kombëtaren e Kosovës në hendboll nga viti 2001 e deri në vitin 2005. Zejen e trajnerit e ka kryer për kohë të gjatë.
Sukseset më të mëdha Mikushnicën e lidhin me skuadrat e qytetit të tij të lindjes, Vushtrrisë. Ai në fakt ishte pjesë e gjeneratës më të suksesshme të Kosovës së Vushtrrisë, si lojtar.
Kombëtarja e Kosovës, 2004
Më pas qëndroi në hendboll si trajner. Ka udhëhequr vushtrriasit për kohë të gjatë, ndër të tjera edhe në debutimin në Evropë.
Kontributi i tij për hendbollin është çmuar dhe do të vazhdoj të çmohet.
Federata e Hendbollit e Kosovës e uron Mikushnicën për ditëlindje dhe për pensionim duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Këshillat e tij për komunitetin e hendbollit do të jenë gjithnjë të vlefshme.