Hendbolli si çdo sport tjetër u ballafaqua me peripeci të shumta në vitet e 90-ta, sidomos me dhunën barbare të milicisë së pushtuesit serb.
Besnik Muçolli i takon Gjeneratës së Republikës dhe përveç si hendbollist i dalluar i Llapit nga Podujeva, ai më vonë drejtoi me sukses juniorët, duke u shpallur kampion në periudhën 1996-1997.
Muçolli si çdo sportist tjetër ishte i kërcënuar nga regjimi serb, por asnjëherë nuk e ndali aktivitetin e tij, duke i shërbyer sportit dhe shtetit të Kosovës.
Si lojtar ka qenë shembull, po ashtu edhe si trajner dhe asnjëherë nuk e kurseu veten.
Ai, së bashku me një armatë sportistësh zhvilluan aktivitete si munden në fusha me beton e të improvizuar, por në asnjë mënyrë nuk iu përkulen okupatorit serb.
Sot ndihet krenar për kontributin që dha në gjeneratën e sakrificës dhe që i rezistuan regjimit serb në vitet e 90-ta (1991-1999).