Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, reagon ashpër, duke iu rikujtuar disave, se himni dhe Flamuri i Kosovës ka valuar në vitin 2019 në Spanjë, kur u mbajt Kampionati Botëror i hendbollit për U-21.
Gjinovci nuk ka mundur të duroj dhe ka thënë se askush nuk mund ta ndryshojë as ta shtrembërojë historinë.
“Po e postoi këtë nga Kampionati Boteror i Hendbollit ne Spanjë ne vitin 2019, ku Kosova me Kombëtaren U21 të parën herë ne historikun e sporteve kolektive morri pjesë me te gjitha atributet e një shteti himnin, flamurin dhe respektin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/31/auto_91617207700.jpg)
Për disa “gazetaruca” të mediave konkretisht televizionit publik po ju rikujtoj me këtë storje.
Mos e shtremboni historinë...shkruani dhe paraqitni ngjarjet realisht, jo me inate e smira...
”, ka shkruar Gjinovci në profilin e tij në facebook.