Të dielën luajti edhe Ferizaj, kampioni aktual. Ferizaj fitoi 37:33 ndaj Vëllaznimit.
Ferizaj është kthyer në vend të katërt me 29 pikë. Vëllaznimi është i nënti me 12 pikë.
Bjondina Ramabaja me 11 gola dhe Iva Stojkovska me 9 gola ishin më efikaset te Ferizaj. Edona Radoniqi shënoi 10 gola për Vëllaznimin.
Ferizaj synon që të ruajë këtë pozitë deri në fund dhe të luajë në garat e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.