Kombëtarja e Kosovës synon që të futet në histori, si Kombëtarja e parë nga sportet kolektive në vendin tonë, që mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian për seniorë në hendboll (meshkujt).
Nga ana tjetër, Mali i Zi, sot është tronditur, vdes trajneri i portierëve të kombëtares malazeze, Gojko Vuçiniq.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 51-të vjeçare pas një sëmundje.
Me 28 prill, Kosova do të ndeshet me Malin e Zi, ndeshje që vlerësohet si finale apo jetë a vdekje. Kosova me fitore pothuajse edhe mund të kualifikohet, por varen edhe rezultatet e ndeshjeve tjera. Ndeshja është e vlefshme për grupin e tetë të eliminatoreve të rregullta për “Euro 2022”.
“Fitorja na dërgon në Evropian dhe djemtë tanë do të lënë zemrën në fushën e lojës për të shkruar histori”, kështu u shkrua ditë me parë nga Federata e Hendbollit të Kosovës.
FHK po përgatitet për ndeshjen e 28 prillit që luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kurrë nuk ka qenë më afër historisë. Suedia e kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Rumania 3, Mali i Zi me 2 pikë.