Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

Hendboll

Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:57
Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm në elitën daneze.

Ajo ka firmosur për dy vite me skuadrën Ringkobing, që është promovuar në elitë. Te Ringkobingu janë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës.

Demaj është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luaj në kategorinë e dytë daneze. Më herët Demaj ka luajtur për Sonderjysken dhe Nykobingun.

Ajo ka lënduar ligamentet më 8 mars të vitit të kaluar dhe ende është në fazë rikuperimi. Por në verë pritet t'u kthehet stërvitjeve të plota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat