Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e madhe kundër Malit të Zi, e cila do të zhvillohet në fund të muajit përkatësisht me 28 prill në Prishtinë, në kuadër të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kjo ndeshje është sikur finale sepse fitorja Kosovën me gjasë mund ta kualifikoi direkt në Evropian.
“Kombëtarja jonë po vazhdon me përgatitje për ndeshjen e së mërkurës ndaj Malit të Zi.
Djemtë po japin më të mirën në stërvitje dhe janë maksimalisht të motivuar për punë.
Tre debutuesit, Agon Bajqinovci, Arti Luzha dhe Arbios Mushkolaj po e shfrytëzojnë mundësinë e ofruar dhe po shfaqin potencialin që kanë”, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.