Si çdo sport edhe hendbolli është ballafaquar me probleme dhe po ashtu edhe me kërcënime të rënda nga regjimi serb në vitet e 90-ta (1991-1999).
Benon Brahushi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër hendbollistët më të dalluar, që me sukses ka luajtur për klubin e Vëllaznimit nga Gjakova.
Ai tha se ka qenë mjaft e vështirë të luash në fusha me beton dhe të improvizuar, që besa edhe nëpër borë, që vështirë ka qenë edhe të kontrollohet topi, për shkak të ftohtit.
“Përveç kushteve të këqija, për shembull në fshatin Strellc kemi luajt nëpër borë.
Në pojatë të Prizrenit, një pjesë e fushës gjithmonë u kanë e papërshtatshme”, tregon Brahushi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish aloja e djathtë, është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe kontriboi për hendbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.