Kombëtarja e Kosovës po përgatitet pa selektorin Bujar Qerimi, i cili është infektuar me korona virus.
Me djelmosha po punon ndihmëstrajneri Fatmir Muhaxheri.
“Prej sot vazhdojmë të kompletuar përgatitjet për ndeshjen vendimtare me Malin e Zi.
Lojtarët janë të vetëdijshëm për barrën që e kanë.
Atmosfera në Kombëtare sa shkon e bëhet më e shkëlqyeshme.
Nuk jemi ekip, jemi familje e madhe.
Dhe gjëra të mëdha shpresojmë të bëjmë për hendbollin, fanellën që rëndon shumë dhe Kosovën tonë”, shkruan në. faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Ndeshja me Malin e Zi luhet me 28 prill në Prishtinë, në orën 19.30 dhe është e vlefshme e grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.