Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Me këto ndeshje ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në elitën e hendbollisteve.
Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj luajnë në play-off. Drita si e parafundit luan në play-out me të dytin e Ligës së Parë, ndërsa KEK-u largohet nga elita.
Të dielën, Drita humbi në Gjilan nga Vjosa me rezultat 27:24.
Kurse në ndeshjen tjetër Samadrexha fitoi si vendase ndaj Vëllaznimit me 38:30.