Kombëtarja e Kosovës e do fitoren me çdo kusht kundër Malit të Zi, për faktin se do të jetë shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian në hendboll.
"I gjithë vendi sonte pret shumë nga djemtë tanë.
Presin angazhim dhe luftë sportive për ta përfaqësuar me dinjitet e nder fanellën e rëndë të shtetit.
Djemtë tanë luajnë për të bërë krenar veten, familjen, skuadrat, Kombëtaren dhe FHK-në.
Me luftë për çdo top, angazhim pa kompromis, me ta do të krenohet Kosova", shkruan në faqen e FHK-së.