Ekipi i Istogut përgatitet për gjysmëfinalen e parë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës, që zhvillohet nesër.
Hendbollistet e Istogut do të takohen me Ferizajn.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, futet në historinë e hendbollit tonë, që e ka përfunduar pjesën e rregullt të kampionatit pa barazime e humbje por me të gjitha fitore, 22.
Ndeshja mes Istogut dhe Ferizajt do të luhet nesër në Istog, në orën 18.00.
Skuadra me dy fitore apo një fitore e një barazim kualifikohet në finalen e madhe.