Hendbollistja Burneta Rama rikthehet nga lëndimi dhe kontribon për fitoren e Vushtrrisë, me rezultat 29:26 kundër Prishtinën, në takimin e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.
“Pas një loje shumë të mirë mes klubit të Vushtrrisë dhe Prishtinës arritëm të korrim fitore me shumë sfida.
Ishte një rikthim i imi 4 muaj pas lëndimit të ruptures së tendo akilit, rekuperimi nga i cili për rikthim aktiv në fushë sportive kërkon minimum 6 muaj kohe.
Faleminderim i veçantë i takon dr. Ortoped Qerim Kida, dhe ekipit fizioterapisë Ervin Meqikukiqi, Elda Muçoll, Edona Meqikukiqi, më të cilët me përkushtim dhe disiplinë arritëm këtë sukses”, ka shkruar Rama.