Sonte me fillim nga ora 18:00, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të takohet me Suedinë
Ky do të jetë takimi i fundit në kualifikueset për Euro 2022.
Ndeshja me suedezët do të jetë e vështirë, pasi dihet kualiteti i lartë i nënkampionit të botës.
Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë.
Matematikisht ende kemi gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror dhe është favorite për ta fituar ndeshjen.