Vushtrria shpreson se do të fitojnë titullin e kampionit të Kosovës.
Apetitet e kësaj skuadra janë rritur me fitoren e djeshme me rezultat 24:23 ndaj Istogut.
Hendbollistet vushtrriase janë të motivuar dhe mezi e presin ndeshjen e tretë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës, kundër Istogut.
Kryetrajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, po e përgatitë ekipin për finalen e tretë.
“Me ketë fitore shumë të rëndësishme ndaj një ekipi që nuk kishte humbje deri me tash.
Ekipit të Vushtrrisë, ju kanë kthyer gjasat për trofe, kundërshtarin e njohim shumë mirë edhe kanë një ekip mjaft cilsor, por për ta fituar lojën duhen angazhim dhe disiplinë në loje e të cilën dje e kemi shfaq dhe ky ishte çelësi i fitores”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Parduzi e pranon se Istogu është favorit në finalen e tretë sepse luan në Istog, por sipas tij, nëse luhet sikur në Vushtrri, do ta fitojnë titullin.
“Loja e tretë vendimtare luhet në Istog dhe ekipi vendase është favorit por shpresojmë të përsërisim lojën e së martës dhe të shpresojmë ta fitojmë titullin Kampion”, tha më tej.
Kryetrajneri vushtrrias tha se kanë një shtatëshe të fortë: “Kemi një përbërje të mirë në 7-shen e pare por bankën rezervë e kemi me lojtare të reja pa eksperiencë, kurse ekipi kundërshtar ka fond te lojtarëve më shumë”.