Vushtrria është fitues i titullit të kampionit të Kosovës në hendboll (femrat).
Vashat e Vushtrrisë shkaktojnë senzacion, shënon fitore me rezultat 22:21 (7:9) ndaj Istogut, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.
Ndeshje me rivalitet, Vushtrria gjithnjë e mbante në presion Istogu.
Të dy ekipet bënë shumë gabime, një lojë jo aq e mirë, sigurisht ndikoi edhe presioni për fitore.
Në minutën 11-të, Vushtrria me dy gola epërsi (2:4), duke barazuar 4:4, 5:5 në minutën e 18-të Istogu. Pas kësaj Istogu pati një seri të mirë, 8:5 dhe përfundoi pjesa e parë 9:7.
Në pjesën e dytë lojë me ngarkesa, të dy ekipet humbën shumë mundësi, ndërsa në minutën e 45-të, rezultati ngushtohet në një gol (15:14).
Po në këtë minutë ndërpritet ndeshja për 7 apo 8 minuta, pasi që trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, shprehi disa pakënaqësi në vendimet e gjyqtarëve.
Në minutën e 50-të, Istogu sërish shkëputet në epërsi me 4 gola (19:15), dukej se gjithçka po merr fund, por ashtu nuk doli.
Në minutën e 56-të, Istogu mbetet me katër lojtare në fushë dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.
Vashat e Vushtrrisë nuk dorëzohen por gradualisht ngushtojnë rezultatin në 21:20 në minutën e 58-të. Minuta e fundit dramë, Luljeta Sopjani barazon rezultatin 21:21. Donika Kasumi shënon golin e shtatë dhe të fitores 21:22.