Nga mbledhja e 48-të e Komisarit të Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës për edicionin 2020/21, u morën disa vendime të rëndësishme.
Komisari i garave pas pranimit të materialit të ndeshjes Istogu – Vushtrria e zhvilluar me 15.05.2021 dhe pas shqyrtimit të raportit të Komisionit mbi vlerësimin e gjykimit konstatoi se gjykimi i ndeshjes ishte korrekt në suaza të ndeshjes duke mos ndikuar në asnjë qastë në rrjedhën e ndeshjes dhe se ankesa e KHF Istogu është e pa bazë prandaj ndeshjen e regjistroi me rezultat të arritur në fushë.
Dënohet KHF Istogu me 100 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 12.10 të Propozicioneve të garave.
KHF Istogu nuk ka të drejt te zhvilloj ndeshjen e radhës deri në përmbushjen e gjobës.
Arsyetim: Komisari i garave duke u mbështetur në fletëparaqitjen e personave zyrtar dhe raportit të vlerësimit të gjykimit konstatoi se komentet e bëra janë të pa baza dhe ne kundërshtim me nenin 12.10 të Propozicioneve të garave.
Dënohet trajneri i KHF Istogu Faruk Shala me numër të licence 408 me 200 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 12.17 të Propozicioneve të garave.
Trajneri në fjalë nuk ka të drejtë aktivizimi deri në përmbushjen e gjobës.
Arsyetim: Komisari duke u mbështetur në fletëparaqitjen e personave zyrtar dhe raportit të vlerësimit të gjykimit konstatoi se shpërndarjet e bëra në rrjetet sociale janë në kundërshtim me nenin 12.17 të Propozicioneve të garave.
Dënohet trajneri i KHF Vushtrria Arben Parduzi me numër të licence 404 me 200 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 12.17 të Propozicioneve të garave.
Arsyetim: Komisari duke u mbështetur në fletëparaqitjen e personave zyrtar dhe raportit të vlerësimit të gjykimit konstatoi se postimet e bëre ne rrjetin sociale nga trajneri i KHF Vushtrria janë në kundërshtim me nenin 12.17 të Propozicioneve të garave.
Dënohet kryetari i klubit KHF Vushtrria Fadil Maxhuni me 6 muaj mos aktivizim dhe 200 euro gjobë duke u mbështetur në nenin 52 të Rregullores Disiplinore të FHK-së.
Personi zyrtar nuk ka të drejt aktivizimi në aktivitet e FHK-së deri në përmbushjen e dënimit kohorë dhe gjobës.
Arsyetim: Komisari i garave duke u mbështetur në fletëparaqitjen e gjyqtarëve dhe të vëzhguesit të ndeshjes konstatoi se kryetari i KHF Vushtrria gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj ka bërë ofendime dhe kërcënime të personave zyrtar.