Vitet më të rënda, që kurrë nuk harrohen padyshim janë vitet e 90-ta (1991-1999), kur populli shqiptar i Kosovës, u ballafaqua me terrorin e pushtuesit serb.
Sportistët shqiptarë nuk u dorëzuan asnjëherë por gjetën format e tyre të rezistencës kundër okupatorit serb.
Flamur Tahiri i takon Gjeneratës së Republikës, i cili ka qenë prej hendbollistëve më të talentuar në periudhën 1996-1997, duke luajtur me sukses për Llapin nga Podujeva.
Tahiri tha se ka qenë një periudhë e vështirë, por ndihet krenar që i takoi periudhës së sakrificës dhe e kundërshtuan fuqishëm regjimin serb.
Tahirit i kujtohen të gjitha vështirësitë të asaj kohe, sidomos kur milicia serbe i ndërpriste ndeshjet në fshatin Dumncë të Podujevës.
Fusha e Dumnicës edhe sot është në kujtesë të Tahirit, si periudha më e mirë përkundër vështirësive të mëdha dhe kërcënimeve të llojllojshme nga milicia serbe.