Nesër dhe pasnesër është festë hendbolli në qytetin simpatik, Istogu.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale luhen në palestrën e sportit në Istog. Në orën 15.00 do të ballafaqohen rivalët e vjetër, Prishtina – Kastrioti.
Aloja e Prishtinës, Agon Bajçinovci, tha se janë përgatitur mjaft mirë, pret lojë të fortë dhe i bindur se do të janë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
“Gjysmëfinalja e Kupës me Kastriotin do të jetë ndeshje e mirë.
Kastrioti ka traditë dhe lojtarë të rinj e shume të mirë. Ne jemi të përgatitur që të japim maksimumin tonë.
Ekipi do të jetë i kompletuar dhe e bashkuar më shumë se kurrë por synimi jonë është vetëm Kupa e Kosovës”, tha Bajçinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.