Trepça nga Mitrovica do të mundohet të jap maksimumin në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), kundër Besa Famgas nga Peja.
Mitrovicasit e pranojnë se do të jetë shumë vështirë kundër kampionit të ri, në ndeshjen që do të luhet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit në Istog.
Kryetrajneri i Trepçës, Veton Hajrizi, tha se nuk e beson që do ta ketë befasi.
“Befasi besoj se nuk do të ketë, pasi që ne e dijmë kapacitetin e Besës si dhe puna që bëhet në klubin e Besës.
Trepça këtë sezon qëllimin e ka arritur që të pozicionohet në pozitën e tretë.
Fati i shortit nuk deshi që ne të ballafaqohemi me Kastriotin apo Prishtinën, aty besoj se dotë kishim befasi...
Kurse nga sezoni i ardhshëm kryesia e Klubit besoj se do të punoj të krijoj një ekip që do të bëjë befasi”, tha hajrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.