Nënkryetari, sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, jo të gjithë me një shikim në ndeshjen mes Istogut dhe Vushtrrisë, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Paparaci i Shpend Ahmetit i ka zërë në ofsajd!
Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe Xhavit Morina, anëtar i bordit, diçka po shohin dhe paksa janë të prishur edhe në çehre, duke shikuar anash me seriozitetin më të madh!
Nënkryetari i FHK-së, Enis Idrizi, me telefon në dorë, shikon dikah tjetër, edhe ai po sheh diçka!
Bujar Istrefi, anëtar i bordit, po shikon pak më qetë se Izeti e Xhaviti.
Nëse ka ndodhë diçka jo të gjithë e kanë pa, si bie fjala çka ka pa Enisi nuk ka pa Izeti, Xhaviti e Bujari në ndeshjen finale. Nëse për të gjitha pajtohen, këtu bien në kundërshtim.
Këtu mund të hidhërohen edhe ekipet Vushtrria dhe Istogu, sepse loja nuk u pa mirë nga këta akterë.