Nesër do zhvillohen katër ndeshje gjysmëfinale dhe pasnesër dy finalet e Kupës së Kosovës, për herë të parë në histori në palestrën e sportit të qytetit në Istog.
Istogu është krenar që ka arritur brenda një kohe të shkurtër të bëhet strehë e fuqishme për hendbollin e Kosovës.
“Istogu kryeqendër e hendbollit në dy ditët e ardhshme
Ditën e premte dhe të shtunë do të zhvillohet FINAL4 në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.
Kupa e Kosovës do të mbahet në palestrën e qytetit në Istog”, shkruan në faqen e Istogut
Ja orari i ndeshjeve gjysmëfinale
Femrat
Ferizaj-Prishtina 13.00
Vushtrria-Istogu 19.00
Meshkujt
Prishtina-Kastrioti 15.00
Trepça-Besa Famgas 17.00