Sot në orën 17.00 do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në hendboll, mes Istogut dhe Prishtinës.
Vashat e Istogut dhe të Prishtinës, janë të përgatitura maksimalisht për këtë sfidë.
Si njëra ekip po ashtu edhe pala tjetër janë të etura për trofe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_188274651_4132635353424346_6162415643698796242_n1621685657.jpg)
Ndeshja finale luhet në palestrën e sportit në Istog.
Gjithçka është gati për këtë ndeshje. Prishtina është mobilizuar për sukses e cila ka në radhët e saja tri hendbolliste nga shtetet e jashtme, ndërsa Istogu beson në cilësitë që ka..