Prishtina në ethe të finales së Kupës së Kosovës sepse ka rastin e fundit, që mos të mbetet duarbosh për edicionin 2020-2021.
Besa Famgas nga Peja është e qetë dhe pas titullit të kampionit, synon edhe Kupën e Kosovës.
Hendbollistët e të dyja skuadrave janë mirë të përgatitur dhe premtojnë lojë të mira.
Kryetrajneri i Besës, Javier Cabanas, beson e shpreson se do të fitojnë edhe Kupën, ndërsa Taib Kabashi i Prishtinës, e ka përgatitur formulën e fitores!
Ndeshja finale luhet në palestrën e sportit në Istog dhe fillon në orën 19.15.