Hendbollistja Albina Rugova e gatshme për kombëtarën e Kosovës.
"Kapitenja e Istogut Albina Rugova ka lënë prapa lendimin që ia pamundësoj të paraqitet në disa ndeshje në këtë kampionat.
Në ndeshjen finale të kupës së Kosovës arriti të rikthehet plotësisht në formën e saj duke udhëhequr Istogun drejt fitorës bindëse ndaj Prishtinës, ku u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.
Albina ditën e mërkurë do t’i bashkangjitet kombëtarës së Kosovës në ndeshjet kualifikuese për kampionatin Evropian EURO2022 kundër Qipros, Luksemburgut dhe Portugalisë", shkruan në faqen e KHF Istogu.