Gjikokaj: Pres që ndeshja ndaj Portugalisë të vendos për pozitën e parë

Hendboll

Gjikokaj: Pres që ndeshja ndaj Portugalisë të vendos për pozitën e parë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:28
Gjikokaj: Pres që ndeshja ndaj Portugalisë të vendos për pozitën e parë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të premten me seanca stërvitore në prag të ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022.

Për ndeshjet ndaj Qipros, Luksemburgut e Portugalisë pritet shumë prej Mirela Gjikokajt, njërës prej hendbollisteve të para që kanë ardhur në Kombëtare nga vendet evropiane.

Gjikokaj në edicionin e ri do të luaj në elitën norvegjeze.

"Po punojmë mirë dhe përgatitjet po ecin sipas planit. Na presin ndeshje të vështira, por duhet të japim maksimumin për sukses.

Vetëm me angazhim maksimal është i mundur suksesi. Pres që ndeshja ndaj Portugalisë të vendos për pozitën e parë, por angazhimi duhet të jetë maksimal edhe në dy ndeshjet tjera", ka theksuar Mirela Gjikokaj pas stërvitjes së dytë të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat