Një lajm të hidhur ka marrë sot Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll.
Portieri maqedonas, Nikolla Danilovski, është gjetur i vdekur në liqenin e Ohrit në mëngjesin e së shtunës.
24-vjeçari që ishte edhe anëtar i klubit të hendbollit të Ohrit, sipas informacioneve nga policia, nuk ka pasur asnjë shenjë dhune mbi të dhe shkaqet e vdekjes ende janë duke u hetuar.
Danilovski është zhdukur të premten mbrëma. Ai nuk mori pjesë në stërvitje dhe ishte i padisponueshëm në telefon.
Policia atje filloi kërkimet natën vonë, teksa sot në mëngjes u konfirmua se trupi i tij është gjetur pa shenja jete.